Chiara bëri me Leon të njëjtën video si Kylie me Stormin, por reagimi i të voglit po bën xhiron e rrjetit!

Një nga sfidat më virale në TikTok është ajo ku prindërit mbështesin papritur kokën te fëmijët e tyre, kur këta të fundit po shohin filma vizatimorë për të parë reagimin e tyre.

Këtë e ka provuar edhe Kylie ditën e djeshme dhe reagimi i Stormit që i thoshte të ëmës “Mos ki frikë mami” bëri xhiron e rrjetit.

Së fundmi, këtë sfidë e ka provuar edhe Chiara Ferragni me të birin, Leo, mirëpo reagimi i këtij të fundit nuk ka qenë aq i ëmbël sa i Stormit.

Ai e ka larguar fashionisten italiane, teksa ajo e ka shpërndarë këtë video në rrjetet sociale, duke bërë krahasimin me videon e Kylie-t, teksa ka shkruar:

Jo i njëjti reagim si Kylie dhe Stormi

Kjo video ka shkaktuar të qeshura të shumta dhe po bëhet virale.

Share With:
Translate »
536 Views