Kourtney Kardashian dhe Scott Disick prindër për herë të katërt? Ja si është e vërteta e shtatzënisë dhe rikthimit të tyre

Sapo Kourtney Kardashian u rikthye në krahët e Scott Disick nisën dyshimet se ata do të bëheshin prindër për herë të parë. Gjithçka filloi nga një video e Keeping Up With The Kardashians, në të cilën Kim Kardashian dëgjohej teksa pyeste: “Scott, përshembull. Do bëheni me fëmijë të katërt? E keni seriozisht?”.

Ndërsa një tjetër zë pyeste “Je shtatzënë?”, ndërkohë që kamera fokusonte fytyrën e Kourtney-t, të cilës i ngriu buzëqeshja dhe nuk dha asnjë përgjigje.

Mirëpo duket se e gjithë kjo ka qenë një lojë, sepse nuk ka asgjë të vërtetë.

TMZ ka mësuar nga burime shumë të afërta pranë Kourtney-t se ajo nuk është sërish shtatznë dhe se është shumë e lumtur si nënë e 3 fëmijëve. Për sa i përket skenës në KUWTK është zbuluar se fjalët janë nxjerrë nga konteksti dhe prandaj të gjithë menduan se vajza e familjes Kardashian ishte shtatzënë për herë të katërt.

Gjithashtu burime pranë Kourtney-t dhe Scott kanë thënë se ata nuk janë çift, por thjesht dy miq të mirë të njëri-tjetrit.

Share With:
Translate »
482 Views