“Nuk tha asnjë…”/ Del në gjyq 30-vjeçarja shqiptare që vrau 7-vjeçaren britanike

Një ngjarje e rëndë tronditi Britaninë më 22 mars të këtij viti, kur një 30-vjeçare shqiptare vrau me thikë një vogëlushe britanike.

Eltiona Skana  goditi me thikë 7- vjeçaren para prindërve të saj në Bolton, Greater Manchester ndërsa vogëlushja po luante në park.

Vogëlushja Emily u godit më thikë në qafë nga një grua ,e cila ishte ulur në stol ndërsa vajza po kalonte pranë saj. Skana u arrestua menjëherë pas sulmit tronditës.

Urgjenca mbërriti në vendin e ngjarjes në Queen’s Park në Bolton rreth orës 2.35 pasdite të dielën, të 22 marsit. Emily u dërgua me urgjencë në Spitalin Royal Salford, por u shpall e vdekur në 3.56 pasdite pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Në seancën e parë dëgjimore, Skana nuk tha asnjë fjalë. Babai i Emily Mark Jones ishte i pranishëm në gjykatë për seancën. Ndërkohë seanca tjetër dëgjimore është caktuar në 6 nëntor.

“Nuk tha asnjë...”/ Del në gjyq 30-vjeçarja

“Nuk tha asnjë...”/ Del në gjyq 30-vjeçarja

“Nuk tha asnjë...”/ Del në gjyq 30-vjeçarja

Share With:
Translate »
598 Views