Kroi bëhet me “motër”, teze Bieta zbulon emrin shqiptar tejet të veçantë që zgjodhi për mbesën
Mbrëmjen e sotme, Bieta ka ndarë një foto shumë të ëmbël me ndjekësit e saj.
Në foto shfaqet Bieta, djali i saj Kroi dhe një bebe e porsalindur. Bieta sqaron se ajo është bërë teze dhe ka ardhur në jetë një bebushe që e konsideron motrën e Kroit.
Jo vetëm kaq por Bieta na zbuloi emrin e veçantë të mbesës që siç thotë e ka zgjedhur vetë moderatorja. Emri i bebushes është “Zabel”, një emër tipik shqiptar që nënkupton pyll i vogël dhe i dendur.
Bieta shkruan se “Kroi” dhe “Zabel” nuk mund të ishin më të kombinuar se kaq dhe ne i bashkohemi plotësisht mendimit të saj. Emër shumë interesant që ndoshta jo të gjithë do të guxonin. /Kids’ Time