Aleksia Peleshi/ Me çfarë lekësh shkove, me të babit? -Fitova bursën e ekselencës nga shkolla në Barcelonë!
Aleksia Peleshi është personazh që edhe ne në redaksi e pëlqejmë. Siç e dinë të gjithë është e bija e Niko Peleshit, por ajo është një 18 vjeçare e veçantë. Me ide të qarta, me pasione krejt unike nga të tjerët, dhe me përgjigje pikante. Edhe këtë herë në ditët e para të mbërritjes në Barcelonë ku ka nisur studimet në degën Digital Business, Design & Inovation, ajo ka ndarë disa përgjigje me ndjekësit në Instagram.







