Chrissy Teigen rikthehet në mediat sociale pas humbjes tragjike të djalit

Chrissy Teigen rikthehet në mediat sociale që pas humbjes tragjike të foshnjës së saj. Modelja 34 vjeçare komentoi në një postim në Instagram të një faqeje me emrin Betches Media, që lidhej me këshilla bukurie.

Chrissy Teigen rikthehet në mediat sociale pas humbjes tragjike të

Në mes të një pandemie dhe ngjarjes tragjike me foshnjën e saj në fund të muajit të kaluar duket se një postim i tillë i duhej modeles dhe personazhit televiziv që ti rikthehet normalitetit. Komentit të Chrissy i kanë bërë shumë fansa reply duke i treguar suportin për atë që kaloi.

Në fund të shtatorit, Chrissy zbuloi në mediat sociale se ajo dhe burri i saj, këngëtari John Legend, kishin humbur fëmijën e tyre pas një ndërlikimi të shtazënise. Postimi i fotove nga vetë çifti trengonte dhimbjen e madhe që po kalonin.

Chrissy Teigen rikthehet në mediat sociale pas humbjes tragjike të

Chrissy tregon se gjithmonë nuk ia vendoste emrin fëmijëve para se të lindnin ndërsa me të fundit, ia kishte gjetur emrin që në muajin e tretë: Nëse do jetonte unë ia kisha vënë emrin Jack dhe kështu e thërrisja kur e kisha në bark.

Chrissy dhe John u martuan në vitin 2013, kanë edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën katërvjeçare, Luna dhe djalin dy vjeçar, Miles.

Share With:
Translate »
420 Views