Elita dhe Gjiko nuk e kanë gjetur, por e kanë ZBULUAR emrin unik për të voglën e tyre

Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Elita është në pritje të një vajze dhe nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale.

Gjiko ishte këtë mbrëmje i ftuar në emisionin “NIN”, ku u pyet nëse e kanë gjetur emrin për vogëlushen e tyre. Reperi tha se ata kanë zbuluar dhe jo gjetur, një emër unik.

“Në familjen tonë nuk thuhet a e keni gjetur, por a e keni zbuluar, sepse një emër unik duhet zbuluar. Për ne çdo fëmijë është unik dhe duhet gjetur një emër unik, siç janë të gjithë njerëzit”, u shpreh Gjiko.

Share With:
Translate »
629 Views