Pas humbjes së fëmijës, John Legend i dedikon këngën e ndjerë Chrissy Teigen dhe sytë i përloten

Më 30 shtator, Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, John Legen zbuluan lajmin tronditës të humbjes së fëmijës së tyre të tretë, për shkak të ndërlikimeve të shtatzënisë.

Prandaj, ishte veçanërisht emocionuese, kur Legend u shfaq në Billboard Music Awards 2020, për të interpretuar këngën e tij “Never Break”, e cila ka fjalë si:

“Ne kemi një gjë të mirë.  Kurdoherë që jeta është e vështirë, nuk e humbasim kurrë rrugën. Sepse ne të dy e dimë se kush jemi.”

Legend e nisi performancën me një dedikim:

“Kjo është për ty Chrissy”, tha ai përpara se të niste këngën.

Ishte një moment emocionues për këngëtarin. Zëri i tij dridhej në disa momente dhe kishte lot në sy.

Share With:
Translate »
455 Views