Duket se po e merr veten, pasi humbi fëmijën Chrissy Teigen shfaqet për herë të parë në publik

Modelja e famshme, Chrissy Teigen, është parë për herë të parë në publik me bashkëshortin, John Legend, që kur humbi foshnjën e saj në mënyrë tragjike gjatë shtatzënisë.

Pak ditë më parë, 34-vjeçarja zbuloi përmes disa fotove të dhimbshme në “Instagram”, lajmin e hidhur se djali i saj Jack nuk mund të vinte në jetë. “Jemi të tronditur”, shkruante ajo më 30 shtator në postimin e saj.

Humbi fëmijën në gjysmë të shtatzënisë,

Deri tani, ajo nuk ka bërë postime në rrjetet sociale si dhe nuk ishte shfaqur në publik. Por të enjten, çifti i famshëm u fotografua në parkingun e një dyqani ushqimesh në Bristol Farmws.

Chrissy u shfaq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë portokalli, si dhe mbante syze dielli dhe një maskë të zezë në fytyrë.

Ndërkohë, muzikanti 41-vjeçar kishte veshur një këmishë me vija shumëngjyrëshe, xhinse blu të errëta dhe një maskë të zezë për fytyrën.

Humbi fëmijën në gjysmë të shtatzënisë,

Humbi fëmijën në gjysmë të shtatzënisë,

Humbi fëmijën në gjysmë të shtatzënisë,

Humbi fëmijën në gjysmë të shtatzënisë,

Share With:
Translate »
367 Views