Gigi dhe Zayn ndajnë portretin e parë familjar me vogëlushen në krah

Gigi Hadid dhe Zayn Malik ndanë më në fund një portret familjar me vajzën e tyre në krah. Modelja 25-vjeçare postoi një sërë fotosh në profilin e saj në Instagram, ku shfaqej duke festuar Halloween-in e saj të parë si nënë.

Në postim, Gigi shfaqej e veshur me një kostum blu pas trupit që i nxirrte në pah format perfekte, vetëm një muaj pas lindjes. Modelja ishte veshur si një personazh videolojërash, ndërsa Zayn mbante në dorë vajzën e tyre, emri i së cilës nuk është bërë ende publik.

Këngëtari 27-vjeçar u vesh si personazhi Slytherin nga Harry Potter, ndërsa vajza e tyre kishte një kapuç të vogël të thurur, si Hulk. Gigi u sigurua të mbulonte fytyrën e bebushes me një emoji Hulk.

Gigi dhe Zayn mirëpritën vajzën e tyre më 19 shtator. Mirëpo, ata po tregohen shumë të rezervuar duke mos zbuluar asnjë detaj për vogëlushen, madje as emrin dhe asnjë pjesë të fytyrës së saj. Megjithatë, kjo foto e parë familjare duket që është e mbushur me dashuri.

Share With:
Translate »
421 Views