Lulet më të bukura Elvana i merr nga njeriu më i shtrenjtë i saj: Vajza e babit…
Elvana Gjata ka ndarë së fundmi momentet më të bukura të ditës së sotme, që duket se i ka kaluar me njeriun e saj më të shtrenjtë, babain.
“Vajza e babit. Lulet më të bukura m’i jep ti”, ka shkruar këngëtarja krah fotove ku dallohet buzëqeshja e të atit teksa i dhuron lulet rozë në duar. Siç duket Elvana e ka shfrytëzuar diellin dhe gjithë benefitet e natyrës ditën e sotme duke kaluar kohë me më të dashurit e saj.
Edhe në një postim të mëparshëm, Gjata tregoi se këto kohë ka zgjedhur të qëndrojë më shumë pranë prindërve të saj duke shëtitur dhe biseduar me ta.
Kujtojmë se përkohësisht Elvana ka zgjedhur të mos sjellë asnjë projekt të ri muzikor, duke i lënë kështu fansat në pritje prej disa muajsh.
