Koço Devole në gjendje të rëndë te Infektivi, flet i biri: U rëndua për shkak të…

Aktori i mirënjohur, regjisori dhe skenaristi, Koço Devole ndodhet në spitalin Infektiv, në gjendje të rënduar për shkak të Koronavirusit.

I biri ka dhënë një deklaratë për “Abc News” ku ka treguar se Devole është konfirmuar negativ ditën e djeshme, mirëpo gjendja e tij shëndetësore është rënduar si pasojë e sëmundjes nga e cila vuante më herët, nga leucemia.

“Për aq sa më kanë informuar, gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë në këto momente. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital.

Mjekët mëndojnë se është shkak kjo sëmundje që ai u rëndua. Babai vendosi vetë të trajtohet tek Infektivi, se kishte shumë besim te mjekët shqiptarë. Komunikimet me mjekët janë të vazhdueshme të cilët kanë qenë shumë disponibël. Momentalisht është edhe motra në Tiranë, ndërkohë që mamaja është në SHBA. Nuk e dimë ende se sa kohë duhet që babai të përmirësohet”, është shprehur ai.

Share With:
Translate »
1069 Views