“Jemi në qiellin e shtatë”, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të tretë!
Këngëtarja e njohur Ashlee Simpson dhe aktori Evan Ross janë bërë prindër sërish.
Ashlee e ndau vetë këtë lajm të bukur me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar se ka lindur një djalë.
Madje, ajo zbuloi edhe emrin me të cilin kanë pagëzuar bebushin, të cilin e kanë quajtur Ziggy Blu.
“10-29-2020 Ziggy Blu Ross. Vogëlushi jonë i ëmbël ka ardhur! Jam në qiellin e shtatë, jemi shumë të bekuar”- shkroi ajo në postim.
Për më tepër, Ashlee s’ka ngurruar të na prezantojë me djalin e sapolindur, duke publikuar në Instagram portretin e tij ëngjëllor.
https://www.instagram.com/p/CHBN9nfpBl6/
Këngëtarja dhe Evan Ross janë prindër të një vajze 5-vjeçare, ndërsa Ashlee ka edhe një djalë 11-vjeçar me ish bashkëshortin, Pete Wentz.