1 vit me Dard, Ira zbulon festën e vërtetë të vogëlushit në natyrë
Një vit më parë, aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi u bënë prindër me vogëlushin që e quajnën Dard.
Çifti ka vendosur ta festojë ditëlindjen e parë të të voglit në një festë të personalizuar, ku nuk kanë munguar personazhet e filmave vizatimorë, për të shenjuar një kujtim special për djalin e tyre, Dard.
Ira ka ndarë disa momente nga festa ku ngjyra portokalli, blu e jeshile ka kryesuar dekorin e gjithë ambientit. Nga ëmbëlsirat e deri tek torta e ditëlindjes, duket se Ira dhe Gazi janë kënaqur pafund në 1-vjetorin e dashurisë së tyre më të madhe.
Deri më tani çifti ka vendosur të mos e publikojnë portretin e të birit në rrjetet sociale, ndonëse kureshta e ndjekësve të tyre vazhdon të mbetet e madhe për të parë kujt i ngjan, mami Irës apo babi Gazit.


