Arditi humb personin e shtrenjtë: “Një engjëll tjetër i shtohet familjes”

Kjo e sotmja duket të jetë një ditë e trishtë për familjen e Ardit Gjebreas. Kjo pasi ai ka humbur një njeri shumë të afërm siç është xhaxhai.

Arditi ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto të të ndjerit, duke e shoqëruar me një dedikim prekës.

Përkrah gjithë fjalëve të bukura për të, ai pranon se familjes Gjebrea i është shtuar tashmë një engjëll.

 Një engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea, xhaxhai im…
Shembulli i mirësisë, dashuria e bashkëshortes dhe e dy vajzave, kujdesi i të gjithëve, mjeku që nuk u lodh për askënd. Në paqe shpirti yt!

Vitin që lamë pas Arditi humbi dhe të ëmën, e cila ka lënë një boshllëk të madh në jetën e tij.

Hera-herës moderatori ndan foto dhe dedikime prekëse për të, pa harruar se ajo e sheh nga qielli.

Share With:
Translate »
653 Views