Krid i bëri mami Kleas surprizën më të bukur pak para nisjes së emisionit të ri

Klea Huta është rikthehyer sonte sërish në ekran pas disa vitesh mungesë me një spektakël të ri. Para disa kohësh moderatorja zbuloi se atë do ta shohim në “Vizion Plus” nën drejtimin e emisionit “Këngë Moj”, dedikuar plotësisht muzikës.

Në të marrin pjesë emrat më të njohur të muzikës si Rosela Gjylbegu, Soni Malaj, Maya, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Eli fara, Vikena Kamenica, Artjola Toska, Juliana Pasha, Era Rusi, Aurela Gaçe, Kamela Islamaj e shumë të tjerë.

Moderatorja u ka kërkuar mbështetje të gjithë fansave të saj, duke treguar në këtë mënyrë se ndihet e emocionuar për rrugëtimin e ri.

Ndërkohë pak para emisionit asaj i është bërë edhe surpriza më e bukur, pasi i vogli Krid ka vizituar mamin duke i uruar fat për rrugëtimin e ri.

Vetë Klea ka publikuar një video me të voglin në krahë, teksa ka shkruar:

Kush i erdhi mamës vet para emisionit, kuuuush! Forca ime!

Share With:
Translate »
944 Views