Edhe vajza 9 vjeçe e Pink e zgjodhi presidentin e saj
“Kush do që t`i fitojë zgjedhjet?”, e pyet Pink në një video bardhezi vajzën e saj 9 vjeçe.
Willow ia kthen e prerazi: Pyetje është kjo? Joe Biden.
Pink vazhdon ta ngacmojë akoma dhe i thotë përse Biden, Willow ia kthen: “Sepse ai është i mirë”. Sigurisht dhe Pink votoi për Biden dhe nuk e mbajti votën sekret.
Në Amerikë vazhdon ende numërimi dhe deri tani në avantazh është Biden.