Elita na tregoi momentin e ëmbël të bebushes që gjuan barkun e saj

Në muajin shtator, çifti i njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Dyshja e njohur publikoi një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht.

Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun, sepse vetëm 1 vit më parë ata u bënë prindër të një djali. Në fakt ky fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar për çiftin, por mjaft i dëshiruar.

Mbrëmjen e djeshmee, Elita na ka kënaqur sytë me një video super të ëmbël të bebushes që gjuan barkun e saj, gjest që e emocionon pafund moderatoren.

“Të ndjesh gjuajtjet e bebit tënd është pjesa më e mirë e shtatzënisë.”- shkruan Elita krahas videos që na e zbukuroi mbrëmjen.

Share With:
Translate »
402 Views