Kush tha se plazhi ka mbaruar? Bieta dhe Kroi veshën rrobabanjot dhe ia ‘mbathën’ për në jug
Nëse të gjithë jemi ankuar se këtë vit nuk kemi patur pushmet e ëndrrave për shkak të pandemisë, kjo nuk ka ndodhur me Bieta Sulon, përkundrazi, ajo ka vendosur të shohë dhe të marri të mirën e gjithë kësaj.

Ndërsa përcollëm Halloween dhe po presim të vëmë bredhin e Krishtlindjeve, Biela dhe Kroi kanë marrë rrobabanjot dhe janë arratisur në jug të Shqipërisë, aty ku në fakt kaluan një verë të mrekullueshme.

Mami dhe biri po shijojnë kohë me njëri tjetrin në këto ditë të ngrohta fundvjeshte dhe me siguri pas tyre dhe aparatit ndodhet edhe babi, duke krijuar memorie të veçanta. /Kids’Time/