Nepsi i shtatzënisë bën të vetën, tashmë Afërdita merr si dhuratë pako me ushqime

Afërdita Dreshaj është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe sa më shumë kalon koha aq më shumë shtohet nepsi i shtatzënisë për të. Së fundmi bukuroshja shqiptare ka treguar se nuk merr më dhurata të zakonshme si më parë, por pako me ushqime. Afërdita ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet se një mikeshë e saj i ka lënë si dhuratë tek dera e shtëpisë një pako të mbushur plot me shegë.

Për zonjën time shtatzënë të preferuar. Të bëfshin mirë”, i ka shkruar mikesha e saj në një pusullë. Sigurisht që Afërdita nuk mundet t’ju rezistojë dhuratave të tilla, ndaj nuk është menduar ta ndajë apo jo me ndjekësit.

Share With:
Translate »
417 Views