Covid-19 i mori të atin, Viola Spiro ndan kujtimet prekëse pranë tij
Pak ditë më parë, moderatorja Viola Spiro humbi të atin nga Koronavirusi, në moshën 63-vjeçare. Ai po kurohej në Turqi, mirëpo fatkeqësisht nuk e fitoi dot betejën.

Viola reagoi me anë të një statusi në rrjete sociale, ku shkroi: “Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur.”

Së fundmi, ajo ka publikuar disa nga kujtimet më të bukura pranë të atit. “Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im…”, ka shkruar Viola.
