Mëmësia i ka këto! Arbana tregon pasojat e një nate pa gjumë me Diellin!

Rreth një muaj më parë, moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj, u bënë prindër të vogëlushit Diell ndërsa Joni u bë me vëlla.

Dy fëmijët janë kthyer në kryefjalën e shtëpisë ndërsa Arbana është tashmë nënë me kohë të plotë.

Ajo e kalon gjithë ditën e saj me Jonin dhe Diellin, madje ky i fundit e ka lënë gjithë natën pa gjumë. Këtë ka lënë moderatorja të kuptohet me foton e fundit të publikuar në InstaStory.

“Mirëmëngjes apo natën e mirë”- shkruan Arbana shoqëruar me emojin e një fytyre të vuajtur.

Epo, netët pa gjumë vijnë paketë me mëmësinë, por harrohen shpejt.

Share With:
Translate »
762 Views