“Dardha bie nën dardhë”, mbesa e Missit të njohur shqiptar fiton “Miss Globe 2020”

Më 12 nëntor u mbajt në Tiranë “Miss Globe 2020″>2020”. Duke përfaqësuar Kosovë, kurorën e mori Lorinda Kolgeci, e cila doli e para në mesin e 41 kandidateve të tjera.

E njohur ndryshe edhe si modele e aktore, ajo ka punuar me disa nga disenjatorët dhe fotografët më të mirë në Evropë dhe është shfaqur në serialin “O sa mirë”.

Lorinda është mbesa e modeles dhe aktores shqiptare, Diellza Kolgeci, e cila u kurorëzua Miss Kosova në 1996. Madje, vetë Diellza ka treguar se ajo e ka përkrahur mbesën e saj në këtë rrugë.

Ndërkohë e udhëhequr nga Miss Albania 1995, Hygerta Sako, nata e kurorëzimit “Miss Globe 2020″>2020” u zhvillua në Parkun Olimpik në Tiranë, Shqipëri.

Ishte edicioni i 47- të i konkursit ndërkombëtar të bukurisë që mbahet çdo vit nga Shoqata “Deliart”, me seli në Tiranë.

Share With:
Translate »
719 Views