Tristan i bëri superdhuratën Khloes dhe gjejeni pak kush e lexoi dedikimin
Tristan Thiompson po bën çmos që të kthehet në krahët e KHloe Kardashian dhe duket se e ka gjetur një mënyrë për t’u futur sërish në zemrën e saj. Khloe fitoi çmimin “Favorite Reality Star 2020” në “People’s Choice Awards” dhe Tristan ja bëri të qartë se është shumë krenar për të.
Ai i dhuroi një buqetë të madhe me trëndafila rozë e të bardhë, për t’i shprehur gjithë dashurinë. Ishte vetë Khloe që ndau në rrjete sociale videon e buqetës gjigante, që mbulonte të gjithë tavolinën ku qëndronin. Në video shfaqej vogëlushja True duke u përpjekur për të lexuar shënimin në pusullë, ndërkohë që Khloe e pyet: “Kam marrë lule nga babi yt?”.
“Ai thotë urime për çmimin në “People’s Choice”, zbuloi Khloe më pas.