E la se e tradhtoi, Dajana Shabani pozon si rrallëherë me ish-bashkëshortin: Gjithmonë për mua
Pak muaj më parë, e ftuar në “Kojshia Show”, moderatorja Dajana Shabani tregoi se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar, prandaj dhe ajo e kishte lënë.

“E lashë se më tradhëtoi. Nuk e kam thënë kurrë më parë, por më tradhëtoi dhe unë nuk i fal tradhëtitë. Nuk e fal fare. Më tha ty të mendova kur tradhëtova. Dhe i thashë sa të të tradhëtoj dhe unë duke të menduar ty, më mirë po të lë”, u shpreh Dajana.

Ditën e sotme, moderatorja i ka befasuar të gjithë me një postim në Instastory. Ajo ka publikuar një foto me ish-bashkëshortin, portretin e të cilit e ka mbuluar. “Babi i Marlenës! Që është gjithmonë për mua! Shoku im i përjetshëm”, ka shkruar Dajana krahas fotos.

Siç duket, pas divorcit dyshja kanë ruajtur raport të mirë me njëri-tjetrin.


