“Sot kam vetëm lot!”/ Mesazhi prekës i nënës së Sokol Olldashit 7 vjet pas aksidentit tragjik

7 vite më parë humbi jetën në një aksident tragjik, politikani i njohur i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Ai u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

Nëna e Sokol Olldashit ka kujtuar të birin në 7-vjetorin e vdekjes, nëpërmjet një mesazhi prekës.

“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh. Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite, që të përcolla”, shkruan në mesazhin e saj nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi.

“Sot kam vetëm lot!”/ Mesazhi prekës i nënës

“Sot kam vetëm lot!”/ Mesazhi prekës i nënës

Share With:
Translate »
766 Views