Krishtlindjet e para, dilemat e para, me apo pa pemë? Si i bëhet?
Teksa dhjetori po afron, dilemat kryesore të gjithë personazheve të njohur janë t’i ndezin apo jo dritat e pemëve, sidomos kur në mesin e tyre gjendet ndonjë vogëlush. Këtë pikëpyetje e ka pasur edhe moderatorja, Brunilda Lahe.

“Kjo foto eshte bere ne 1 mujorin e Hanes! Atehere ishte nje bebushe e embel dhe e paqte ???? nuk bente rremuje neper shtepi.
Sot u zgjova me deshiren per te vendosur pemen e Krishtlindjes edhe pse kam shqetesimin se e vogla do te ngelet aty, e do te beje ndonje dem (me vijne lloj-lloj skenaresh ne mendje) kjo me ben te hezitoj… por nga ana tjeter dua domosdo te ndihet atmosfera e festave ne shtepi.
Per ju mama qe i keni bebushat lepurushat me te rritur si kane qene eksperiencat e vitit te pare? Cila eshte historia me epike qe ju ka ndodhur?”, ka shkruar Lahe në postimin e saj.

Të njëjtin shqetësim ka dhe gazetarja Anila Basha, e cila gjithashtu këtë vit është bërë për të parën herë nënë e një djali që e ka quajtur Aris. Në profilin e koleges së saj, Iva Tiço, ajo ka ndarë mëdyshjen nëse duhet ta zbukurojë pemën që me siguri do të jetë objekti që djali i saj do të prekë më së shumti./revistawho.com