Sophie Turner dhe Joe Jonas nuk mund të presin më gjatë, gati për fëmijën e dytë
Sophie Turner dhe Joe Jonas mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë të quajtur Willa, në fillim të këtij viti. Sipas disa informacioneve të reja për ‘Cosmopolitan’, çifti i martuar tashmë shpreson të zgjerojë familjen e tyre.
Një burim për “Us Weekly” tregoi: “Joe dhe Sophie tashmë janë duke u përpjekur të kenë një fëmijë tjetër. Ata janë me të vërtetë të gëzuar për të zgjeruar familjen e tyre. Pasja e foshnjës i ka bërë ata vërtet të afërt dhe duan të kenë një familje të madhe së bashku”.
Turner dhe Jonas u bënë prindër për herë të parë në korrik. Në atë kohë një burim zbuloi për “Entertainment Tonight” se Joe dhe Sophie mirëpritën një vajzë.
“Çifti është fiksuar tashmë dhe nuk mund të ndalojë së foluri për të. Çifti po merr kohë për të shijuar këtë moment të veçantë dhe vetëm kanë ndarë lajmet me familjen dhe miqtë”, tregoi burimi.
Deri më tani Sophie dhe Joe nuk e kanë zbuluar ende pamjen e vajzës së tyre, Willa.