Bënë gabime, Ermali dhe Hera i kërkojnë falje Rezartës në mënyrën më të bukur
Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi Rezarta ka treguar se bashkëshorti i saj, Ermali dhe vajza e tyre, Hera kanë bërë një gabim.

Për t’i kërkuar falje mami Rezit, Ermali dhe Hera e kanë surprizuar me një letër.

“Më fal mami, të dua”, shkruan Hera, ndërsa Ermali ka shkruar: “Më fal edhe mua (babi)”

“Kur dy bebat e mi bëjnë gabime. Të dua Ermal Hoxha”, shkruan Rezarta krah postimit.
