Kartolinë! Atmosfera e festave në shtëpinë e Xhemi Shehut është më e bukura!

Megjithëse s’ka ardhur ende data “zyrtare” personazhet shqiptarë s’kanë pritur dot më gjatë dhe i kanë vendosur që tani zbukurimet e festave nëpër shtëpitë e tyre.

E fundit që tregoi pemën e saj të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ishte moderatorja Xhemi Shehu.

Ajo ndau në InstaStory dekorin e bukur të shtëpisë së saj, të cilës dritat e pemës dhe zbukurimet i kishin dhënë më shumë ngrohtësi.

Në dekorin e saj mbizotëronte ngjyra e bardhë dhe e kuqe, ndërsa kjo foto e publikuar na u duk një kartolinë e vërtetë!

Ky postim u shoqërua edhe me këngën e famshme të Michael Buble, “It’s beginning to look a lot like Christmas.”

Për të mos u harruar edhe dhuratat poshtë pemës!

Kishit parë atmosferë më të bukur?

Share With:
Translate »
601 Views