“Je shëndoshur, zemër!” Gjithë sportivitet, Arbana nuk ia përton një përgjigje ndjekëses!

Moderatorja Arbana Osmani tregohet shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk i kursen fotot e ndryshme nga përditshmëria. Së fundmi, Arbana ka publikuar në Instagram një foto ku shihet pranë kunatës së saj.

Një ndër ndjekëset është “kapur” te pesha e moderatores, duke i shkruar se është shëndoshur. Komenti i saj është vënë re nga Arbana, e cila nuk ia ka vonuar një përgjigje.

“E di. Kam bërë një beb si yll”, ka replikuar ajo. Kujtojmë se moderatorja u bë nënë për herë të dytë vetëm pak kohë më parë. Në jetë erdhi një djalë, të cilit i vendosën emrin Diell.

Share With:
Translate »
391 Views