Almeda flet për vështirësitë e shtatzënisë së dytë, ndërkohë fansat e kanë gjetur gjininë e bebit

Pak ditë më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata publikuan disa foto të ëmbla në rrjete sociale, duke shkruar: “Po vjen bebi numër dy. Mezi po presim të të takojmë!”

Së fundmi, Almeda ka biseduar me ndjekësit rreth shtatzënisë së dytë. Ajo ka treguar se ndryshe nga e para, kur ishte në pritje të Efehanit, në këtë shtatzëni nuk ndihet shumë mirë dhe i flihet gjumë tërë kohës.

Nisur nga kjo, bukuroshja shqiptare është shprehur se shumë ndjekës janë të bindur se ajo do të bëhet nënë e një vajze.

Share With:
Translate »
865 Views