Marina Vjollca publikon videon epike të vogëlushes që e komplimenton në një mënyrë aspak të zakonshme

Marina Vjollca është padyshim një nga figurat më të preferuara të ekranit. Përveçse spektakli që ajo drejton është mjaft tërheqës për çdo moshë, edhe vetë Marina di si t’i bëjë të gjithë njerëzit për vete.

Së fundmi moderatorja ka ndarë në rrjete sociale videon epike të një vajze të vogël që e ndjek nga ekrani i televiziorit. Vogëlushja shihet se është shumë e kënaqur që po ndjek Marinën në ekran dhe i bën një kompliment, që në fakt nuk tingëllon si i tillë, por e ka bërë Marinën të qeshë me lot.

Të dh*****a shalët moj Marina”, thotë vogëlushja në video.

Moderatorja është kënaqur shumë me videon dhe e ka ndarë menjëherë me mijëra ndjekësit në profilin e saj.

Po më komplimenton me të vetën. Do të ha komplet moj dritë”, ka shkruar Marina përkrah videos

Share With:
Translate »
611 Views