Nëna e Rita Orës del e tërbuar nga shtëpia e së bijës, çfarë ndodhi mes tyre (FOTO)
Vera Ora, 56 vjeçe, u pa e zemëruar jashtë shtëpisë së Ritës në Londrën Perëndimore, duke i bërë vëzhguesit të dyshonin se ajo i kishte dhënë Ritës një vërejtje të ashpër për ditëlindjen ilegale që ajo organizoi në 30-vjetorin e saj të lindjes.
Rita hodhi shkeli kufizimet për të organizuar një mbrëmje luksoze një javë më parë në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill, në Londër, shkruan “The Sun”.
Miqtë e saj që përfshinin rreth 30 të ftuar, duke përfshirë modelet Cara dhe Poppy Delevingne, u zbuluan nga “The Sun”, duke e shtyrë Ritën të kërkonte falje.
Por ajo mund të ketë pasur presione edhe në shtëpi, duke u detyruar t’i shpjegohet për gabimin e bërë mamasë së saj psikiatre Vera.
Një person që pa Verën të largohej tha: “Ajo dukej shumë e thellë në mendime dhe pak e zemëruar. Kishte një shprehje shumë të ashpër në fytyrë, sikur të kishin shkëmbyer disa fjalë serioze”.
Fansat akuzuan Ritën për “sjellje të turpshme” në rrjetet sociale. Ajo tha se i vinte shumë keq dhe ofroi të paguante një gjobë prej 10,000 paund si dënim për atë që kishte bërë.


