Nuk është nënë vetë, por Taylor Swift e ndjen dhimbjen e tyre, ndaj dhuron për bamirësi shumën e konsiderueshme
Taylor Swift po përhap gëzim gjatë festave, në këtë sezon të vështirë, duke ndihmuar ata që kanë nevojë. Billboard konfirmoi se ylli i muzikës dhuroi nga 13,000 dollarë, për dy nënat në faqen ‘GoFundMe’, pasi lexoi një Washington Postarticle, i cili vinte në vëmendje amerikanët që janë në një krizë të madhe ekonomike gjatë kësaj pandemie.
Një grua në Nashville, Nikki Cornwell, është një nënë beqare, e cila ka 5,000 dollarë të pashlyera të qirasë dhe se nuk është e sigurt nëse fëmijët e saj do të kenë një Krishtlindje këtë vit. “Ky ka qenë një vit i tmerrshëm për ne,” shkroi ajo në faqen e mbledhjes së fondeve, duke theksuar se ajo duhej të fillonte një punë në maj, por e humbi si mundësi kur doli pozitive për koronavirus. “Unë po lutem për mrekulli. Zoti i bekoftë të gjithë.”
Swift, krahas dhurimit të saj, shkroi një mesazh prekës: “Nikki, kam lexuar për ty në Washington Post dhe mendova se ishte vërtet e guximshme nga ti të ndaje historinë tënde. Më vjen shumë keq për gjithçka që ju është dashur të kaloni këtë vit dhe dëshiroj t’ju dërgoj këtë dhuratë, nga një Vajzë e Nashville për një tjetër. Me dashuri, Taylor”.

Shelbie Selewski nga Michigan tregoi se ajo humbi punën e saj në pranverë dhe u desh të qëndronte në shtëpi me vajzën e saj të vogël, e cila lindi me një mushkëri të dëmtuar, para përhapjes së virusit (dhjetor) dhe u shtrua në spital për dy muaj.
“Unë jam përpjekur pa pushim të gjej punë së bashku me të fejuarin tim, por me situatën e vajzës, ka qenë tepër e vështirë për ne“, shkroi ajo në faqen e saj të GoFundMe. “Ne kemi shitur gjithçka që mund kishim dhe në këtë mënyrë kemi paguar faturat, por duket sikur çdo ditë del diçka tjetër.”
Këngëtarja dhuroi 13,000 dollarë edhe për Selewski, duke shkruar:
“Shelbie, unë po të dërgoj këtë dhuratë pasi kam lexuar për ty në Washington Post. Askush nuk duhet të ndiejë llojin e stresit që ju është vendosur. Shpresoj që ju dhe familja juaj e bukur të ketë një sezon të bukur pushimesh. Me dashuri, Taylor “.
Akti i mirësisë nuk është donacioni i parë i Swift. Ajo ka një historik të gjatë për bamirësitë e saj