Pas tre aborteve, familjes mbretërore po i shtohet një bebe

Zara Tindall, mbesa e mbretëreshës Elizabeth është katër muajsh shtatzënë. Ajo pret fëmijën e tretë dhe lajmin e ka dhënë bashkëshorti i saj Mike Tindall gjatë një Podcast-i.

Ai shton se mbretëresha është shumë e lumtur për pjesëtarin më të ri që pritet të vijë në jetë në muajin maj. Jo vetëm se Zara është një nga të preferuarat e mbretëreshës, por edhe sepse ajo vetë ka pësuar dy aborte spontane.

Pas tre aborteve, familjes mbretërore po i shtohet një bebe

Edhe nusja e familjes, Meghan Markle rrëfeu trishtimin për abortin spontan që përjetoi në muajin korrik.

Për fat të mirë, Zara e ka kaluar fazën delikate të tre-mujorit të parë.

“Dua të jetë djalë. Meqë i kam dy vajza tashmë. Do ta dua njësoj sido që të jetë, por oh Zot të lutem bëj të mundur të jetë djalë”, ka thënë Mike që ende nuk e ka mësuar gjininë.

Share With:
Translate »
667 Views