Shikoni si është shndërruar pediatria e Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm me pamje, nga Pediatria e Durrësit për të cilën thotë se u transformua nga degradimi i trashëguar.

Ndërkohë që stafi mjekësor shprehet se janë mirënjohës që në një kohë pandemie po punojnë në një godinë me kushte të mira.

“Jam shumë mirënjohëse që në kohën e kovidit, në një situatë kaq të vështirë, të bëhet një godinë kaq e mrekullueshme, sepse asnjëherë nuk kam punuar me kushte kaq të mira”, shprehet një infermiere e Pediatrisë.

Rama poston pamjet e Pediatrisë së Durrësit/ Stafi mjekësor:

 

“Dikur ne na vinte zor për kushtet që ishim, që fëmijët i çonim te dhoma e shtrimit. Sot është si nata me ditën”, ka thënë një tjetër punonjëse e stafit mjekësor.

“Mirëmëngjes!Me rrëfimet e stafit mjekësor dhe prindërve që kanë prekur nga afër transformimin e Pediatrisë së Durrësit pas infrastrukturës së degraduar që trashëguam, ju uroj një ditë të mbarë!”, ka shkruar kryeministri krahas videos.

Shiko në linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/667021550649884

Share With:
Translate »
463 Views