6 ushqimet më të pasura me hekur që ju sjellin përfitime gjatë shtatzënisë
Anemia në shtatzëni është e zakonshme dhe shkaktohet nga mungesa e hekurit.
Rëndësia e hekurit gjatë shtatzënisë është se ai ka rol transportues të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese te foshnja gjatë shtatzënisë shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Është shumë e rëndësishme që përgjatë shtatzënisë të merrni një sasi të konsiderueshme të hekurit, pasi foshnja do të ruajë hekurin për gjashtë muajt e parë të jetës.
Mënyra më e mirë për të marrë të mirat e hekurit është përmes ushqimeve dhe suplementeve.

Ndër ushqimet e pasura me hekur janë:
-Perimet e gjelbërta si brokoli, spinaqi, lakra,
-Fasulet,
-Bukë me drithëra,
-Vezët,
-Orzi i kafët,
-Mishi i kuq.