Pippa Middleton në pritje të ëmbël me bebin nr. 2

Mediat britanike kanë zbuluar se motra e Kate Middleton, Pippa dhe bashkëshorti i saj James Matthews po presin të bëhen prindër.

“Pippa dhe James janë shumë të lumtur, ky është një lajm fantastik pas këtij viti kaq të vështirë”,-tha një burim pranë familjes mbretërore.

“E gjithë familja është e lumtur”-shtoi burimi.

Pippa dhe James, të cilët u martuan në vitin 2017, kanë një djalë 2 vjeç, teksa pritet që në ditët në vazhdim të zbulohet edhe gjinia e fëmijës së dytë.

Share With:
Translate »
403 Views