Emri i vajzës së Gigi Hadid po bën lëmsh dynjanë!

Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk kanë ndërmend të zbulojnë si ia kanë vendosur emrin vajzës së tyre dhe kjo po i çmend të gjithë. Në rrjet kanë qarkulluar lloj-lloj teorish sesi mund ta kenë quajtur vogëlushen e tyre çifti, por të gjitha po rezultojnë të pasakta.

Sipas teorisë së fundit, Gigi ia ka vendosur emrin vajzës Dorothea dhe kjo ide lindi nga kënga e Taylor Swift. “Dorothea” është kënga numër 8 e albumit të ri të Swift dhe pak kohë më parë Gigi postoi një foto ku shkruante “August” (Gusht –muaji i tetë).

Por burime për TMZ bëjnë të ditur se Gigi nuk ia ka vendosur emrin vajzës Dorothea dhe kënga e Swift nuk ka aspak lidhje me modelen.

Pra na duhet të presim akoma për emrin e vajzës së Gigit dhe urojmë që të jetë një emër shumë i veçantë që pritja t’ia ketë vlejtur!

Share With:
Translate »
725 Views