Në hapat e të atit? Alfio tregon fiksimin e Noah-s dhe nuk është një lodër e zakonshme!

Kanë kaluar rreth 11 muaj që kur prezantuesja më IN e ekraneve shqiptare Fatma Methasani dhe shefi më i njohur Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Ata na kanë treguar se të dy po e shijojnë shumë këtë ndryshim që i vogli ka sjellë në jetën e tyre, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të birin.

E nëse Fatma i mëson Noahs të vogël si të jetë një djalë i mirë, i kujdesshëm, i sjellshëm e 100 të mira, Alfio po e merr pak me të mira dhe po i tregon se rregullat janë bërë për tu thyer.

E teksa ditët kalojnë, Noah po rritet ka shumë mundësi që në të ardhmen të bëhet një kuzhinier si i ati.

Alfio ka publikuar një foto ku shihet në makinë me Fatmën dhe të voglin e tyre duke treguar edhe fiksimin e Noahs për mbajtësen e lugës. Ai shkruan se pavarësisht se mund t’i blejnë pafund lodra, kjo e fundit mbetet e preferuara e tij.

mund ti blejm 12341 lodra te shtrenjta, prap mbajtsen e luges kuzhines ka te preferuaren!???? @fatma_methasani#NOAH????

Kujtojmë se muajin e kaluar, në ditëlindjen e saj të 26, Fatma mori edhe propozimin e shumëpritur për martesë nga Alfio.

Në një ambient të jashtëm të mbushur me petale trëndafili dhe me një tortë gjigante, Alfio e ka pyetur Fatmën: “A do të martohesh me mua?”.

Ajo i është përgjigjur “Po” para të gjithë të pranishëmve në festë, të cilët duhet të fillojnë pak nga pak të përgatiten për dasmën e çiftit.

Share With:
Translate »
584 Views