Gjesti i veçantë/ U shërua nga Covid-19, ish-pacienti u bën dhurata të gjithë stafit tek spitali ‘Nënë Tereza’

Një pacient, i cili kaloi me sukses koronavirusin është treguar shumë mirënjohës me stafin e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ai i ka dhuruar stafit një pemë të veçantë për Krishtlindje, e zbukuruar me tullumbace, doreza dhe maska.

Po ashtu, ish-pacienti me iniciale E. C., u ka bërë nga një dhuratë secilit prej punonjësit në këtë spital, të cilët përballen me luftën kundër koronavirusit.

“Mirënjohje dhe falenderim për ish pacientin E.C. për mendimin e bukur për kolegët tanë në strukturat Covid”,- shkruhet në njoftimin e spitalit.

Share With:
Translate »
1014 Views