Vështirësi në konceptim, këto janë arsyet e mundshme që sjellin deri te ky problem
Pas përpjekjeve të shumta për të ngelur shtatzënë, ka shumë faktorë që pengojnë drejt një shtatzënie.
Parregullsitë e ovulacionit, problemet strukturore në sistemin riprodhues, numri i ulët i spermatozoideve janë ndër arsyjet se pse keni pengesa në konceptim shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Në përgjithësi, shkaqet e infertilitetit janë të heshtura, e të rralla te infertiliteti mashkullor.
Më poshtë, mund t’i gjeni tetë nga arsyjet e mundshme të vonesës në konceptim:
-Probleme qëndron me partnerin, jo tek ju!
Është vërtetuar se 20-30% e problemeve në konceptim vijnë si pasojë e infertilitetit mashkullor.

-Steriliteti është i lidhur me moshën
Mosha ndikon në cilësinë dhe sasinë e vezëve.
-Tubat fallopian janë të bllokuar
Shkaku i ovulimit përbën 25% të rasteve të infertilitetit femëror.Pjesa tjetër mund të ketë probleme me bllokimin e tubave fallopianë, probleme strukturore të mitrës apo endometriozë.
-Keni endometriozë
Endometrioza është kur indi i ngjashëm me endometrium rritet jashtë mitrës.Është vlerësuar se deri në 50% e grave me endometriozë kanë vështirësi për të ngelur shtatzënë.