Gjëra mes motrash! Dojna Mema hap ditarin e tregon se çfarë shkruante dikur për të motrën!

Thonë se “motra është shoqja më e mirë”. Kur thua shoqja më e mirë, nuk do të thotë një nga shoqet më të mira që ke, por ajo më e ngushta, numri një, ajo tek e cila drejtohesh menjëherë kur je e mërzitur, kur bën plane apo kur thjesht do të telefonosh dikë e të flasësh për gjërat e tua të kota.

Megjithatë, motrat kur janë të vogla, me xhelozinë e padjallëzuar që kanë përfundojnë duke u grindur për çdo gjë. Këtë teori na e ka vërtetuar edhe Dojna Mema, e cila shpesh u tregon fansave për marrëdhënien me motrën e saj më të vogël Mikelën, ashtu siç bën me të gjithë pjesëtarët e familjes në fakt.

Sot Dojna ka ndarë me ndjekësit disa foto shumë të veçanta nga fëmijëria e tyre, por vëmendje tërhoqi një pjesëz e shkëputur nga ditari i saj i fëmijërisë. Aty Dojna shkruan për aventurat e saj me Mikelën: “Kur erdhëm në shtëpi Mikela po lyeshe me shkëlqyesin tim dhe unë i thashë babit në moment babi filloi të më bërtiste mua pse lyesha me shkëlqyes.”

Sakaq, në një foto tjetër ajo ka shkruar “Dojna, Mikela- Motra përgjithmonë”.

Kam qene une e vetmja qe mendoja se motra e vogel kishte ardhur ne kete bote per te qene kukulla ime? ???? Derisa kuptova qe “do i haja une te gjitha” edhe per Mikin ????‍♀️
➡️Rreshkit djathtas per te pare pjese nga ditari im 7 vjec dhe 10 vjec ????

 

 

Ky postim i Dojnës ka shkaktuar goxha të qeshura te ndjekësit, të cilët me siguri e gjejnë veten te fjalët e saj

Share With:
Translate »
483 Views