Nuk rezistuan dot, princ Leka dhe Elia Zaharia kartolinën e fundvidit me princeshën Geraldinë

Pandemia e Koronavirusit është pa diskutim tema më e përfolur që nga fillimi i 2020-s e deri më sot megjithatë ky vit, kaotik dhe i zhurmshëm si kurrë më parë, do të mbahet mend edhe për diçka tjetër: shtatzënitë VIP, mes të cilave përmendim atë të Elia Zaharisë. Princesha shqiptare ia doli të mbante fshur medieve dhe paparacëve, pritjen e ëmbël derisa më datë 22 tetor u shpërnda lajmi se ajo ishte bërë nënë.

Prindërit e rinj janë treguar diskretë gjatë gjithë kësaj kohe, duke mos treguar imazhin e vogëlushes, derisa sot ka qenë princ Leka që  ka postuar disa foto familjare, ku nuk mund të mungonte e vogla e familjes.

Në postimin e tij Princ Leka shkuan se kjo festë i ka gjetur të plotësuar, pasi erdhi në jetë vajza e tyre. “Të dashur miq e dashamirës! Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…” shkruan ai.

Shikoni të gjitha fotot në këtë link:

https://www.instagram.com/p/CJJU31dHtau/

Share With:
Translate »
617 Views