Pas tre aborteve, blogerja shqiptare më në fund ka në duar ANDRRËN e saj
Blogerja Ninna (Marigona) ka sjellë sot në jetë vajzën e saj të pagëzuar me emrin Andrra. Jo më larg se të shtunën e kaluar dha një intervistë për Rudina Magjistarin ku rrëfeu për herë të parë gjithë peripecitë për të realizuar ëndrrën e të bërit nënë.


Ninna ka përjetuar 3 aborte, por më në fund u bekua me Andrrën.
Kaloi ditë të vështira edhe gjatë pritjes së Andrrës, kur u infektua me Covid-19, por tani gjithçka ka kaluar.