Eduarti na zbuloi letrën që Joni i ka shkruar babagjyshit por dhuratën më të bukur ia paska bërë mami
Në vigjilje Krishtlindjesh të pazakonta, Eduarti ka ndarë një video nga pema e tyre në shtëpi. Përveç zbukurimeve, në pemë qëndron edhe një letër e hapur. Është letra që Joni i ka shkruar babagjyshit, sigurisht me ndihmën e mamit meqenëse është ende i vogël.
“I dashur babagjysh,
Vitin e shkuar më ke sjellë shumë dhurata. Dhurata më e bukur ka qenë VËLLAI im, Dielli…” shkruhet në letër ndërsa më poshtë vijon me dëshirat për lodrat.
Vërtet dhurata më e bukur për Jonin, Arbanën dhe Edin që e solli 2020. /Kids’ Time
