Matchy-matchy të dy, Olta Gixhari dhuron një super kartolinë për Krishtlindje me Amar!

Këtë vit për herë të parë aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar Olta Gixhari i kalon festat e fundvitit dhe Krishtlindjet si nënë. Prej 4 muajsh, me ardhjen e Amar në jetë, ajo është bërë nënë dhe duket më e lumtur se kurrë.

Ditën e sotme ajo ka ndarë një foto me të voglin e saj në Instastory, ku shihen të dy të veshur me të kuqe. Aktorja i ka bërë edhe një super dedikim Amaritur, duke i shkruar:

Shpirti mamit, gjithmonë është Christmas me ty

Disa ditë më parë, Olta i ka shkruar një letër publike babagjyshit, ku ndryshe nga çdo vit tjetër nuk i kërkon asgjë, thjesht e falenderon për të birin.

Krahas dy fotove, një të Amar dhe një ku shihet vetë bashkë me të voglin, bukuroshja bjonde shkruan se me këto foto kartolinë do t’i tregojë të gjithë qiejve që është e lumtur dhe se ëndrra e saj u realizua.

I dashur babagjysh!

Kete vite nuk do kerkoj asgje,kete vite dua te falenderoj per me te shtrenjtin tim Amar! Thone qe ti vjen permes qiejve me sliten tende magjike,atje larte, thone qe eshte perendia me e bukur e deshirave dhe e endrave! Me kete foto kartolin dua ti tregoj te gjithe qiejve qe une jam e lumtur,endrra ime u realizua.
Mam,babi dhe Amar❤️❤️❤️
Faleminderit babagjysh!

Share With:
Translate »
406 Views