A do kërkoni falje për diçka që keni bërë keq? Rama: Falje? Vetëm familjes që u kam munguar, në mënyrë të veçantë…

I pyetur nga gazetarët se nëse ka diçka që nuk ka bërë mirë gjatë këtyre viteve në qeveri dhe do t’u kërkojë falje shqiptarëve, kryeministri Rama befasoi me përgjigjen e tij.

Rama tha se personat e vetëm që duhet t’u kërkojë falje janë familjarët e tij, e në mënyrë të veçantë djalit të vogël, Zahos.

“Falje do t’i kërkoj familjes time, për sa shumë jam i detyruar t’iu mungoj. Dhe patjetër nëse Linda dhe dy të mëdhenjtë përballojnë dhe e kuptojnë edhe më mirë, aty falja është edhe më e madhe”, deklaroi Rama

Share With:
Translate »
468 Views