A do të jenë kunata në të ardhmen? Motra e Dagz zbulon se është fanse e Einxhel

Einxhel dhe Dj Dagz (Arbri) janë afruar shumë me njëri-tjetrin prej kthimit të tij në shtëpin ë e “Big Brother Vip”. Edhe pse nuk janë zyrtarisht një çift, ata kanë mjaft afrimitet me njëri-tjetrin.

Lidhur me marrëdhënien e tyre ka folur edhe motra e Dagz. E ftuar në “Fan Club Big Brother Vip” ajo zbuloi se është fanse e Einxhel. Aurora ka thënë se e pëlqen Einxhelin pasi është femër e arrirë dhe e shkathët e gjithaashtu e do pavarësinë.

Ajo u shpreh se e beson edhe reagimin e Einxhelit, e cila u prek kur Dagz u largua nga shtëpia, por edhe nëse nuk është e njëjtë ndjenja, ajo e vlerëson.

Pjesë nga biseda:

Aurora: Vëllait tim i pëlqejnë femrat e pavarura, të forta, të bukura, dhe Einxhel është shumë e mirë. Unë jam fanse e Einxhel, për çdo femër që është e arrirë, e shkathët.

Dojna: Ajo qau kur doli Dagz por kur u rikthye ishte e ftohtë?

Aurora: Einxhel ka thënë se do të shkojë në finale vetëm, e do pavarësinë, pa ndihmën e Dagzit. Unë e besoj reagimin e Einxhel, por ajo atë karakter ka. Unë mendoj që Arbri di ta vlerësojë situatën vetë. Se ai i merr vendimet vetë, dhe nëse nuk është njësoj nga Einxhel ndjenja, e vlerësoj gjithësesi, nuk mund ta shtyjmë.

Share With:
Translate »
203 Views